Lajme Javore

Informohu i pari

Mirela Cami me fustan “Dolce Gabbana” 1800 euro, raporton viktimat e pandemisë në vend

Mirela Cami është pjesë e task-forcës kundër koronavirusit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo është një ndër anëtaret e task-forcës e cila bën përditësimin e rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Ditën e djeshme u raportuan 6 jetë të humbura dhe 146 raste të reja me koronavirus ndërsa përditësimi i rasteve u bë nga Cami e cila mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Çfarë nuk i ka shpëtuar vëmendjes së qytetarëve është fustani Dolce Gabbana me të cilin Cami u paraqit dje në media. Edhe pse ishte duke folur për jetët e humbura prej pandemisë Drejtoresha nuk ka hequr dot dorë nga luksi.

Sipas qytetarëve ky lloj fustani kushton 1800 euro dhe është i një pres firmave të stilimit më të njohura dhe më të shtrenjta në botë.

Mesazhi për JOQ Albania:

Perditesimi i Ministris se shendetesis behet me fustan Dolce Gabbana 1800€. Ministria e shendetsise na i mban zedhendeset mire dhe te kamura duken qe nga veshja – me – dolce gabbana carretto siciliano.