“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela njofton për lëvizjen që do të luf tojë korru psionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i…
Avokati Spartak Ngjela ka risjellë sërish në vëmendje korrupsionin politik aq shumë të lakuar në Shqipëri. Ngjela paralajmëron me anë të një shkrimi në rrjete sociale se korrupsionit shqiptar të krerëve të politikës do i vijë fundi, ku shton se do të nisë lufta antikorrupsion edhe në Kosovë.
Postimi i Ngjelës në Facebook
Me përjashtim të çështjes kombëtare, Shqipëria aktualisht nuk mund të ketë asnjë lloj politike tjetër.
l.
Por cila është sot çështja kombëtare shqiprare, dhe çfarë përfaqëson ajo në historinë e kombit shqiptar?
Çfarë duhet kuptuar me çështje kombëtare shqiptare në funksion të historisë?
Dhe, më në fund, politika amerikane e di që ka një çështje shqiptare të shtypur dhe të nëpërkëmbur nga fuqitë evropiane, që nga viti 1878 e deri në vitin 1999?
E di politika amerikane që, me çlirimin e Kosovës prej saj, ka filluar fermentimi real i çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor?
E di politika amerikane që Ballkani Perëndimor, Adriatiku dhe Gjiri i Vlorës, janë interes shumë i madh amerikan në kofliktin aktual amerikano rus?
E di politika amerikane që politikën shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë e drejton korrupsioni i lartë politik, i cili është kundër interesit kombëtar shqiptar?
Nuk ka asnjë dyshim: politika amerikane i di dhe i ka shumë të qarta këto çështje.
Sigurisht, sot është shumë e qartë se, politika amerikane ka që pas rrëzimit të Sali Berishës në vitin 1997, që është në këtë politikë, dhe kështu do të vijojë.
Po politika gjermane, në çfarë pozitash ndodhet në lidhje me Ballkanin Perëndimor?
Politika Gjermane gjithmonë ka qenë me shqiptarët.
ll.
Atëherë, pika kyç për t’u sqaruar mbetet vetë politika shqiptare.
E pra, po politika shqiptare në çfarë pozicioni ndodhet në këtë politikë amerikane?
Politika shqiptare ka qenë gjithmonë e dyshimtë. E korruptuar dhe kundër interesit kombëtar, ka luajtur politika shqiptare, që nga viti 1992. Atëherë?
Pikërisht, për çrrënjosjen e kësaj klase politike të korruptuar, politika amerikane dhe politika gjermane strukturuan në Shqipëri Reformën në Drejtësi dhe Reformën Antikorrupsion.
Në fakt, për të gjitha ato që thamë, ne po presim ektivitetin e SPAK-ut.
Menjëherë pas kësaj, do të nisë lufta antikorrupsion edhe në Kosovë. Kjo luftë, e nisur në Tiranë do të ketë koneksion direkt me atë që do të shkojë edhe në Prishtinë. Madje shenjën e parë ajo e dha në Prishtinë, me çështjen Thaçi.
Çdo shqiptar duhet ta kuptojë historinë ashtu si ka qenë dhe kështu siç është: gjithmonë, në mbi njëqind vjet, korrupsioni shqiprar i krerëve të politikës shqiptare ka qenë varrmihësi i çështjes shqiptare. Të shitur kanë qenë këta, që e kanë dëmtuar maksimalisht çështjen kombëtare shqiptare.
Por tani, këtij procesi retrograd shqiptar, po i vjen fundi.
Cila është arsyeja historiko politike që na bën ta besojmë këtë? Janë pyetjet shpjeguese që ngritëm që në krye të këtij shkrimi, të cilat, brenda tyre, kanë edhe procesin e nisur të çështjes shqiptare.
Çështjen shqiptare, koha e solli që ajo të jetë domosdoshmëri historike. Dhe, pikërisht se një ditë ajo do të bëhej e tillë, ka qenë e shtypur maksimalisht në historinë e vonë të qytetërimit evropian.