Zbulohet vendimi i papritur i festivalit/ Kush do na përfaqësojë në Eurovision 2021?
Për shkak të pandemisë së koronavirusit festivali ndërkombëtar “Eurovision 2020” nuk u mbajt dhe u shty për vitin tjetër. Teksa mbetej e paqartë se ç’do ndodhte me fituesit, Andri Xhahu, komentuesi që jep pikët për Shqipërinë në Eurovision, ka treguar vendimin që pritet të merret.
Në një intervistë për Nrg Radio, Andri ka treguar se disa shtete kanë menduar që në Eurovizion të dërgojnë të njejtët artistë të këtij viti me të njejtin projekt ose me një të ri.
Ndërkohë shtetet si Italia apo Suedia që kanë një festival të posaçëm ku zgjedhin këngëtarin, do dërgojnë një të ri. Këtë gjë pritet ta bëjë edhe Shqipëria. Por vendimi përfundimtar dhe zyrtar nuk është marrë ende. Kujtojmë që Shqipëria përfaqësohet nga Arilena Ara me këngën “Fall from the sky”.