“A i keni trutë në kokë ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani?” Aida Shtino shpërthen kundër rregullave të Covid-19 në spitale
Situata në vendin tonë është paksa e tensionuar për shkak të numrit të të infektuarve i cili po rritet çdo ditë. Ndërmjet shumë personave që reagojnë për probleme të ndryshme që lidhen me pandeminë, së fundmi në rrjet sociale ka folur dhe gazetarja Aida Shtino.
Ajo është e shqetësuar për situatën në spitale dhe për rregullat që pacientët duhet të ndjekin!
“A mundet tiu bej nje pyetje doktorëve tanë te “çmuar” Perse nuk ju lejojnë te sëmurëve me covid qe janë te shtruar ne spital telefon..??????
Kush është arsyeja , qe nuk i lejojnë te flasin me te afërmit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????
A i keni trutë ne koke, apo ju kane vaksinuar juve përpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurrë…..
A do ta mbani dot turmën kur t’iu vërsulen, sepse po ju ” zhduken” te afërmit!!!!!!!!
A jeni ne dijeni se çfarë jeni duke bere ??????????
A i keni trutë ne koke ju doktoresha a keni fëmije e prindër ne shtëpi ju ??????????
Kush është arsyeja qe nuk ju lini telefon kush??????
Një gjë po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te përmbani me turmën e tërbuar , qe do t’iu vërsulen nga zemërimi , sepse po i ktheni ne kavie laboratori te afërmit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i bën dot zap….”- ka shkruar Shtino në statusin e saj.