Lajme Javore

Informohu i pari

FOTO/ Oferta e fundit, me 76 mijë euro merrni një shtëpi dhe një… grua

Pronarja e shtëpive indoneziane Wina Lia, e ka bërë një njoftim të pazakontë duke i lënë pa fjalë të gjithë.

Wina ka nxjerrë shtëpinë e saj në shitje për 76 mijë euro dhe pronari i cili do të blejë shtëpinë do të marrë edhe Winën për grua, përcjell albeu.com

Wina, një nënë e vetme 40 vjeçare, tha se kjo gjë është tërësisht ligjore ndërsa njoftimi është publikuar në të gjitha mediat vendase.

Wina ka bërë tashmë një numër intervistash televizive pas lajmeve të publikuara se ajo ishte dakord të shiste shtëpinë, sepse ajo ishte “gjithsesi në kërkim të një burri”.

Shtëpia e njëkatëshe, përmban dy dhoma gjumi, dy banjo dhe është e arreduar mjaft mirë.

“Dëshira ime është ta shesësh këtë shtëpi, por do të ishte mirë nëse takoja edhe me shokun tim të shpirtit “, tha ajo.