Lajme Javore

Informohu i pari

Erion Veliaj: Nuk jam unë nga ata kryebashkiakë që kanë shtëpi në Holandë e që kapin vila çdo katër muaj

Pas stisjes, vetë-shërimit e vetë-njoftimit se kishte kaluar Koronën, tashmë përgatituni ta shikoni këtë figurë çdo ditë në ekranet tuaja, herë duke përqafuar, gra të moshuara e herë me fëmijët e botës në krah, apo edhe duke u lëpirë me qentë (ata të cilët, me prova është vërtetuar që i helmon). Bëhet fjalë për Erion Veliaj, kryebashkiakun që nënave shqiptare u duket i ëmbël si top-sheqeri, që shet imazhin e djalit sportiv e mendjehapur tek populli, por që në të vërtetë i rrjep deri në frymën e fundit me taksa dhe paratë e dala nga xhepi i tyre i fut në portofolat firmato të oligarkëve të preferuar.

Ka marrë me çështjen e Koronavirusit, ditët e fundit, më shumë vëmendje se lideri suprem, ku me siguri ky i fundit është duke e xhelozuar dhe me mendjet fugiste po mendon një skenar akoma më bombastik, por le të rikthehemi tek çështja jonë… Duke përdorur televizonet qeveritare, Veliaj po merr hapësirën më të madhe mediatike të mundshme të rrëfejë “eksperiencën e tij të frikshme”, e ka shkuar deri në atë pikë sa ka deklaruar se nuk ka dalë nga Shqipëria për t’u kuruar në Turqi, sepse s’është nga ata kryebashkiakë që kanë shtëpi në Holandë e që kapin vila çdo katër muaj…

Thjesht sepse Veliaj nuk kënaqet me pak, ai është i pangopur të përpijë pasuritë e Tiranës, ta “mbjellë” atë me kulla jo me pemë siç jua paraqet ju, e të shijojë frytet e marrëveshjeve të tij klienteliste brenda vendit.

Ai u shpreh në një lidhje direkte me Report TV:

Nuk kam shkuar as në Turqi, aq në Itali. E di që kundërshtarët po gjejnë dikë që të kapen, nuk jam kryetar bashkie që ka shtëpi në Hollandë, që çdo katër muaj kap një vilë. I mëshiroj, i kam falur, apeli për këta kjo gjuhë e urrejtjes, dikë mund ta kesh inat, por munde me ide dhe me punë, por jo me goditje në brez dhe kulturën e përçarjes, duhet të bashkohemi, jo të jemi të përçarë. Kjo gjuha e mllefit dhe urrejtjes duhet të venitet. Ndaj besoj që tipikisht sa herë që kundërshtari ka sulmuar ditë me gjuhën e urrejtje, ka humbur. Nuk jam larguar asnjë ditë nga shtëpia, jo nga Shqipëria.