Lajme Javore

Informohu i pari

EKSKLUZIVE/ Rama po kalon pushim luksoz në Jug, dalin pamjet teksa hyn ne Folie Marine

Edhe pse Shqipëria është duke kaluar një situatë të frikshme përsa i përket pandemisë së koronavirusit, duket se kryeministri Edi Rama pushimet i ka në plan të parë.

Së fundmi ai është filmuar teksa hyn në ambientet e resortit luksoz në Jalë, Folie Marine, shoqëruar nga eskorta e tij.

Siç shihet Rama do e shijojë pasditen, me party-t luksoze dhe në grup që i kemi parë herë pas here në këtë resort, ndryshe nga shumë shqiptarë që nuk nxjerrin dot asnjë lekë për pushimet.

Pas kryeministrit nuk mungon as eskorta, e cila e ndjek atë nga pas. Pamjet janë kapur nga një pushues, i cili shkruan se videoja sapo është bërë.

E teksa Rama relaksohet në Jug, shqiptarët janë ende nën stresin e virusit, i cili sot shënoi numrin më të lartë të infektuarëve. Shumë të tjerë vuajnë më transportin në autobuse, mungesës së kontrollit shëndetësor dhe shumë problemeve të tjera.