Lajme Javore

Informohu i pari

Lajm i mirë nga Gjermania: Këta persona do lejohen të kalojnë kufirin vetëm nëse përmbushin këto kushte

Nese jeni beqar, pra te pamartuar, por keni mbetur te ndare me partnerin, te dashurin tuaj ne Gjermani, tashme ka nje zgjidhje.

Edhe pse vendi yne eshte ne listen e vendeve me shume rrezik nga virusi, Qeveria federale gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” përfshihet këtu edhe Shqipëria, për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani.

Kjo vlen për gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani.

Gjermani : Të gjitha qytetet | FlixBus

Rregullat që duhet të dini janë publikuar në faqen zyrtare të Facebook të “Tirana International Airport”.

POSTIMI I PLOTE

Rregullat e reja per hyrjen ne Gjermani për partnerët e pamartuar

Qeveria Federale Gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” – përfshihet këtu edhe Shqipëria – për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani (gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani). Nëse personi në fjalë nuk ka pasaportë EU apo vizë gjermane, duhet të përmbushen kushtet e mëposhtme:

Çifti është në një marrëdhënie / partneritet afatgjatë dhe të dy partnerët janë takuar personalisht në Gjermani të paktën një here, ose çifti ka një vendbanim të mëparshëm të përbashkët në një vend tjetër deri vonë.

Dokumentet e mëposhtme duhet të paraqiten për hyrjen në Gjermani si dëshmi:

1) Një ftesë nga personi që jeton në Gjermani, si dhe një kopje e dokumenteve të identitetit të personit që lëshon ftesën,
2) një deklaratë për ekzistencën e marrëdhënies, të nënshkruar nga të dy partnerët dhe duke përfshirë detajet e kontaktit të të dy partnerëve

Pesë qytetet me standartin më të lartë të jetesës në Gjermani ...

3) Dëshmi të tjera të përshtatshme për takimet e mëparshme personale, në veçanti pullat e pasaportave, dokumentet e udhëtimit / biletat e fluturimit ose një vendbanim të përbashkët në një vend tjetër; mund të sigurohen edhe dokumente shtesë siç janë fotot, postimet në media sociale, korrespondenca postare / emaili etj.

Pavarësisht nga kriteret e theksuara më lart, vendimi nëse lejohet hyrja është në diskrecionin e Pol icisë Federale Gjermane në kufi, thotë njoftimi zyrtar i shtetit gjerman.

Të gjithë udhëtarët duhet të ndjekin ende kërkesat e karantinës së shtetit përkatës federal të Gjermanisë, thuhet në njoftimin zyrtar te Qeverisë Federale Gjermane.