Lajme Javore

Informohu i pari

Nusja e ardhme e Sali Berishës shokon: Gj oksin lart e mbaj me akull dhe bëj… ndaj s’më varet

Armina Mevlani shpesh ndan këshilla bukurie me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ku nuk nguron t’u përgjigjet edhe pyetjeve që i bëjnë.

Sa herë që dikush bie në peshë, shpejt fillojmë të interesohemi për “sekretin” që u erdhi në ndihmë. Përveçse e vështirë, dobësimi shoqërohet edhe me probleme të tjera si strija, lëkurë e varur në zona të ndryshme të trupit, rënie e gjo ksit etj.

Prandaj, duke qenë se kohët e fundit edhe Armina humbi disa kilogramë, ndjekësit e pyetën: “Si ka mundësi që gj oksi nuk ka pësuar ndonjë rënie pavarësisht se ke humbur kilogramë?”.

Përgjigja e blogeres tregoi se ajo i kushton rëndësi të veçantë sidomos kësaj pjese të trupit: “Përdor serum, e mbaj me akull dhe bëj ushtrime”.

Sigurisht që përdorimi i akullit nuk është i zakontë dhe për të mësuar më shumë rreth kësaj metode, ndjekësja i kërkoi disa sugjerime.

“Do të bëj një postim të shpjegoj këto ditë! Më ndiqni, sepse ndihmon shumë”, ka shkruar ajo.