“E dallova kur preka veten…”, rrëfimi prekës i 24-vjeçares shqiptare që mposhti kancerin: Çfarë më motivoi çdo ditë
Një histori frymëzuese është ajo e 24-vjeçares, Megi Alimuçaj. Kur ishte vetëm 22 vjeç Megi është diagnostikuar me kan cer gjiri.
24-vjeçarja tashmë është e shëruar, ndërsa në studion e “Abc-ja e mëngjesit”, rrëfeu historinë e saj. Prekja nga kan ceri i gjirit në një moshë kaq të re është e pazakontë, ndërsa Megi me rrëfimin e saj tregon se është simbol i forcës.
“3 ditë para se të mbushja 22 vjeçe u diagnostikova me kan cer gjiri. I gjithë viti shkoi duke lûftûar me këtë sëmundje
E kam dalluar rastësisht në dush duke prekur veten. Ishte një farë mase e cila nuk më jepte asnjë dhïmbje gjatë ditës. Për 6 muaj e kam mbajtur nën kontroll. Askush nuk e mendonte se mund të ishte kán cer. Por rezultoi e tillë. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë bëhej e dallueshme. Të gjithë kurimin tim e kam ndjekur në Selanik. Unë kam qenë shumë e fortë që në fillim. I kam thënë vetes para pasqyrës që kán ceri ka gjetur njeriun gabuar, unë do e mund”, shprehet ajo.
24-vjeçarja tregoi edhe momentet e para kur filluan ti bien flokët pas fillimit të kimio-terapisë.
“Kurimi ka ato të vetat, bien flokët, vetullat. Por mua më ka pëlqyer edhe vetja pa flokë. Tani që kam kaluar këtë sëmundje dua të ndihmoj njerëz të tjerë.
Përpara se të nisja kimion, mjeku më informoi për të gjitha pasojat, dhe mes tyre më renditi edhe rënien e flokëve. Më ka thënë vetëm një fjalë: ti ke sytë më të bukur në botë dhe çfarë do të ndodhë ti do jesh shumë e bukur. Pas kimios së dytë flokët filluan të më binin, e kuptova se më ranë shumë dhe ka qenë babi im që më mi preu vetë”, tha ajo.
Pasi mposhti këtë sëmundje, Megi hapi faqen e saj motivuese “RrezeCS.com” për të ndihmuar gratë që preken.