Ditë “rekord” në Shqipëri, 18 raste të reja në Krujë, hartës i shtohet edhe Mati
Dita e sotme ka shënuar një rekord të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.
Numri i të infektuarve në total ka shkuar në 712 në gjithë vendin ndërsa janë testuar pozitivë në 24 orët e fundit 34 persona.
Rastet janë shtuar dukshëm në Krujë me 18 raste të reja ndërsa harta është zgjeruar edhe në Kukës, Tiranë, Kurbin etj.
Njoftimi i MSH:
Vijon hetimi epidemiologjik në vatrën e Krujës, ku janë zbuluar 18 raste, të gjitha janë kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditësh. Siç është edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri. Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.
Numri i rasteve të reja sipas vendeve:
Krujë- 18 raste të reja
Kukës-6 raste
Tiranë- 4 raste
Mat-1 rast
Berat-1 rast
Këlcyrë-1 rast
Kurbin-2 raste
Lushnje-1 rast