Ky është shteti i parë në Europë që ditën e hënë, do të nis lehtësimin e masave me hapjen e shkollave më pas do të hap dyqanet dhe
Qeveria e Belgjikës, ka prezantuar planin për heqjen graduale të masave shtr ënguese në vend, kundër pand emisë së koronavirusit.
Sipas rregullave të reja, të prezantuara nga kryeministria, Sophie Wilmes, shkollat do të nisin nga java e ardhshme, megjithëse kapaciteti i nxënsve në klasa do të ulet. Në klasa nuk do të lejohen më shumë se 10 nxënës, të cilët do të respektojnë mes tyre distancimin social.
Po ashtu vendi do të hapë dyqanet e veshjeve me qëllim që njerëzit të përshtaten me rregullat e reja që iu kërkojnë qytetarëve belgë prej moshës 12 vjeçare të mbajnë maska në transportin publik.
Ndërsa dyqanet e tjera do të hapen një javë më vonë. Kafet dhe restorantet nuk do të rifillojnë nga puna përpara datës 8 qershor.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në këto momente në Belgjikë raportohen mbi 44 mijë persona të prekur nga virusi, 6700 prej të cilëve kanë hum bur jetën, pjesa më e madhe në azilet për të moshuarit