Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk ka pandemi t’i ndalë! Myslimanët kudo në botë festojnë Ramazanin

Myslimanët në gjithë botën po festojnë një Ramazan ndryshe nga vitet e kaluara, pasi Muaji i Shenjtë ka filluar mes kufizimeve për shkak të koronavirusit.Vendet në të gjithë globin kanë zbatuar bllokime dhe rregulla të rrepta për distancimin shoqëror për të kufizuar përhapjen e virusit vde kjeprurës. Mbreti Salman i Arabisë Saudite u shpreh se është i trishtuar që muslimanët nuk mund të luten së bashku në xhami.

Ai tha:
Më vjen keq që muaji i shenjtë të arrijë në rrethana që na pengojnë për të kryer lutjet në grup dhe faljen e Teravive ( lutje speciale të natës së Ramazanit) në xhami, për shkak të masave paraprake për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe shëndetin në luftimin e pandemisë së koronavirusit.
Sidoqoftë, traditat po kryhen në të gjithë botën për të shënuar fillimin e festimit. Muslimanët praktikues nuk kanë hezituar për të nisur agjërimin e muajit të shenjtë.

Ramazani është gjithashtu një muaj lutjesh, gjatë të cilit muslimanët tradicionalisht mblidhen në një numër të madh në xhami, veçanërisht gjatë natës.

Por për shkak të koronavirusit, pothuajse të gjitha vendet me shumicë myslimane kanë mbyllur xhamitë dhe u kanë kërkuar njerëzve që të luten në shtëpi, përveç rasteve kur dalja është e domosdoshme.