Prekëse/ I shoqi humbi jetën nga Covid-19, e shoqja gjen mesazhin e lamtumirës në telefon
Një burrë 32 vjeçar nga SHBA, i quajtur Jonathan Coelho ka humbur je tën pas një be teje 28-ditore me Koronavirusin me datë 22 Prill. Atë mëngjes e shoqja, Katie ka gjetur një shënim në telefonin e tij. Coelo kishte shkruar një mesazh prekës lamtumire për të dhe dy fëmijët e tyre, Braedyn (2 vjeç) dhe Penelope, vetëm 10 muajshe.
“Ju dua me gjithë zemrën time dhe më keni dhënë jetën më të mirë që mund të kërkoja. Jam kaq me fat dhe shumë krenar që jam bashkëshorti yt dhe babai i Braedyn-it dhe Penny-it. Katie ti je njeriu më i bukur dhe më i kujdesshëm që kam njohur ndonjëherë…je vërtetë e veçantë! Sigurohu ta jetosh jetën me të njëjtën lumturi dhe pasion që më bëri të bija në dashuri me ty.
Të të shoh ty si një nënë e shkëlqyer për fëmijët tanë është gjëja më e bukur që kam përjetuar. Dua që t’i tregosh Braedy-it se është shoku im më i mirë dhe jam krenar që jam babai i tij. Po ashtu jam krenar për gjërat e mrekullueshme që ka bërë dhe do vazhdojë të bëjë. Dua t’i thuash Penelopes se ajo është një princeshë dhe mund të ketë gjithçka që dëshiron në jetë. Jam shumë me fat….”, shkruante ai.
Të Mërkurën në mëngjes Katie kishte marrë një telefonatë nga një infermiere që i kërkonte të shkonte në spital. Mirëpo në kohën kur ajo kishte mbërritur Jonathan kishte ndërruar je të nga a taku kardiak i shkaktur nga simptomat e Koronavirusit. Ajo nuk ka mundur t’i thotë as lamtumirë.