Shqiptarët lypin lëmoshë rrugëve, Ardi Veliu blen 38 Mln lekë konserva për qentë e Policisë
Teksa shqiptarët e varfër po vuajnë për një kothere bukë në këto kohë të vështira të pandemisë që ka goditur fort Shqipërinë, drejtuesit e insitucioneve shtetërore kanë gjetur rastin për të lëshuar tenderat lumë me motive nga më absurdet.
A nuk është kjo koha e duhur për të kaluar i padiktuar në kalime transaksionesh klienteliste me anë të prokurimeve publike? Pikërisht!
Një ndër tenderat që është njoftuar si dokument formal, por pa asnjë të dhënë të gjendshme është bërë publik këtë javë dhe ka si Objekt: “Blerje ushqim koncetrat për qen dhe këlyshë”.
Ky tender është shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku vlera e llojit të procedurës së prokurimit tip “Kërkesë për propozim” (ku autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të përzgjedhur prej tij), me TVSH shkon mbi 38 milion lekë.
Çudia qëndron se asnjë dokument mbi këtë tender nuk është bërë transparent në faqen zyrtare të prokurimeve publike, përpos njoftimit 1-faqësh të bërë publik në buletinin e javës, numri i referencës është inekzistent teksa dyshimet bien mbi specifikat e panjohura.