Lajme Javore

Informohu i pari

Shpëton për mrekulli nga Covid-19, gjyshi me vetëm një mushkëri funksionale

Një gjysh me vetëm një mushkëri është shëruar nga koronavirus, pas një beteje 4-javore në spital. William Burns, 75 vjeç, i ka mbijetuar dy herë kancerit dhe mjekët druheshin se nuk do i mbijetonte dot Covid-19 në bazë të historikut të rënduar shëndetësor. Ai u pranua në spital pas problemeve me frymëmarrjen, por fatmirësisht doli fitimtar.

Më përpara, ai ka luftuar me kancerin e prostatës dhe më vonë pati hequr një mushkëri kanceroze. Për këtë arsye, frymëmarrja e tij është akoma më e vështirë sesa personat e tjerë. Duke shtuar në historikun mjekësor edhe moshën, mjekët ishin thuajse të bindur se 75 vjeçari nuk do të mbijetonte.

Gjyshi i 14 nipërve dhe mbesave, tha:

Është një mrekulli që arrita ta fitoj këtë sfidë. Por, unë gjithmonë kam patur një këndvështrim pozitiv për jetën dhe besoj shumë në fuqinë e trurit. Për asnjë moment nuk kam dyshuar që nuk do t’ia dilja mbanë. Unë kam patur probleme të rënda shëndetësore edhe më përpara, por kjo ishte shumë e keqe. I gjithë stafi i spitalit ishin të shkëlqyer dhe nuk do rresht kurrë së i falenderuari. Të gjithë duartrokitën kur po dilja nga reparti, është vërtetë bukur të dalësh jashtë pas 4 javësh në shtrat.