Lajme Javore

Informohu i pari

“Terapia e plazmës së gjakut funksionon”, mjekët: I shpëtoi jetën pacientit që ishte në prag të vd ekjes

Mjekët amerikanë pretendojnë se një trajtim eksperimental duke përdorur plazmën e gjakut funksionon dhe ndihmoi në shpëtimin e jetës së një pacienti me koronavirus, i cili ishte në prag të vde kjes.

Pacienti mashkull ndodhej në një ventilator në Qendrën Mjekësore UMass Memorial në Worcester, Massachusetts, ndërsa gjendja e tij shëndetësore sa vinte e përkeqësohej më tepër.

Mjekët sapo kishin marrë kampionin e parë të plazmës së gjakut nga një pacient i shëruar nga koronavirusi dhe kishin vendosur ta përdornin atë si një trajtim përfundimtar, për t’i shpëtuar jetën burrit të intubuar.

Për habinë e tyre, gjendja e pacientit filloi të përmirësohej në vetëm disa orë.
Ekspertët e shëndetiet thonë se plazma është një trajtim relativ, por janë mjekët ata që duhet të vendosin se cilët pacientë mund ta suportojnë dhe cilët jo.

Dr Jonathan Gerber, një hematolog në UMass Memorial, tha se nuk ishte i sigurt nëse pacienti do të jetonte për shumë gjatë.

Ai tha:
Pacienti ndodhej shumë pranë vd ekjes, pasi ishte në kushte më ekstreme që ventilatori mund ta mbante gjallë.
Gerberi mbeti i befasuar, kur brenda disa orësh, shenjat jetësore të pacientit u përmirësuan ndjeshëm.

Ai shtoi:
U befasova pozitivisht që funksionoi. Madje më duhet të theksoj se funksionoi më mirë nga sa prisja. Ne shpresuam për më të mirën, dhe sinqerisht, kjo ishte ndoshta më e mira që shpresonim të ndodhte.
Terapia plazmatike konvalente është një trajtim eksperimental në të cilin plazma e gjakut e marrë nga një pacient i shëruar nga koronavirusi, përdoret në një pacient të infektuar në gjendje kritike.

Shpresohet që antitrupat dhe imuniteti në gjakun e një personi të shëndetshëm të arrijnë të transferohen te një i sëmurë.

Pas kësaj, personi i infektuar do të zhvillojë antitrupat e nevojshëm për të luftuar koronavirusit.
Ky trajtim u përdor për herë të parë gjatë pandemisë së Gripit Spanjoll në vitin 1918, e cila është mjaft e ngjashme me pandeminë Covid-19. Njerëzit mund të dhurojnë plazma më shumë se një herë, por duhet të presin disa javë pas dhurimit.