Babai u vdiq, tre vogëlushët në Prrenjas mbledhin kërmij për të siguruar bukën e gojës
Familja Omeri në fshatin Stroskë të Prrenjasit po përballet me një dramë të vërtetë, duke përjetuar një kalvar të gjatë vuajtjesh që i ka shoqëruar për vite të tëra me rradhë.
E gjithë dhimbja dhe trishtimi dallohet qartë në fëmijët e familjes. Pasi kryefamiljari ndë rroi j etë nga infarkti në sy të fëmijëve, duke e lënë familjen të zhytur nga borxhet, gruaja dhe tre fëmijët kanë frikë se mos ata që u kanë borxh do vijnë dhe do u prishin shtëpinë.
Historia e dhimbshme e familjes Omeri u transmetua mbrëmjen e së premtes në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”. Përballë kushteve të mjerueshme ekonomike, tre fëmijët detyrohen të mbledhin kërmij për të shuar urinë.
Ata zgjohen që në orën pesë të mëngjesit për të mbledhur kërmijë nëpër ferra e pyje, për të siguruar pak qindarka, të cilat i bashkojnë për të mundësuar blerjen e thesit të miellit.
Supet e vogëlushëve nuk mund t’i mbajnë kaq halle sa u kanë rënë. Cdo ditë është mbijetesë për ta. Pa shkolle ata rendin me qese në duar për të gjetur kërmij. Sa më shumë mbledhin gjatë ditës, aq më shumë ushqim përkthehet për ta.
Vogëlushi Klaudio shprehet:
Po mbledh kërmij, që t’i shesim dhe të blejmë ushqime. Sot nuk gjeta fare, se s’ka rënë shi. Sot pak kam mbledhur.
Babai i fëmijëve ka ndë rruar j etë duke i lënë pa asnjë të ardhur dhe në mëshirë të fatit. Motra e madhe Elzabeta vetëm 12 vjec tregon sesi zgjohen herët në mëngjes për të siguruar bukën e gojës.
Dy motrat dhe vëllai i vogël në ditët me fat kur bie shi arrijnë të mbledhin deri në 20 kg kërmij. Në ditët e këqija vetëm 10 copë kërmij. Punojnë në shi, në diellin përvëlues, para se të shkojnë në shkollë dhe pasi përfundojnë mësimin sërish dalin për të mbledhur kërmij. Një kilogram kërmij e shesin vetëm 60 lekë të vjetra.
Mes ngashërimeve dhe dhimbjes, 12-vjeçarja Elisabeta Omeri shprehet:
Unë jam Elisabeta Omeri. Jam 12 vjec. Ngrihem që në orën 5 të mëngjesit me motrën për kërmij se nuk kemi se me cfarë të hamë një cikë bukë. Ngrihemi në orën 5. Vijmë për kërmilla.Po lagen nëpër arë na bëhen rrobat bëhen qull, çfarë të bëj?.. Gjejmë 20 kg bashkë me motrën. Nuk e di se imagjinoj fare. Nuk kemi Ç’bëjmë se kur kishim babin sa për ne punonte. Por ne e dinim që ai punonte në Greqi, por ai ishte i sëmurë në spital.Kur kemi pushime rrimë deri në orën 10 dhe i mbushim qeset plotë. Kur kemi shkollë ikim në orën 5 dhe kthehemi në orën 7.30 dhe shkojmë në 8 në shkollë.Vijmë mbledhim që të blejmë thesin e miellit, ushqimet cdo ditë. Vijmë mbledhim për ditë. Të tjerët mbledhin më shumë se ne. Të tjerët mbledhin më shumë se ne. Nganjëherë mbledhim pak më shumë për të blerë ushqime.Babin e kishim shumë punëtor. Punonte shumë për ne dhe tani s’ka kush të na ndihmojë. Dalin ndonjëherë më bërtasin që mos shkel jonxhën, mos shkel mentrat. Mami del andej matanë. Ne këtej. Kemi frikë nga qentë se janë zgjiidhur. Na i marrin me 60 lekë kilogramin. Jemi bërë telef, lagemi. Vr itemi, pr itemi, ca hemi nëpër ferra. Kur bie shi mbledhim mjaft 15-20 kg. Kur nuk ka shi shkojmë në shtëpi edhe me 10 copë. Kërkojmë dhe nuk na i rrisin. Pastaj do mbledhim lule. Dhe këto me 400 e 500 lekë.Mami ka mbledhur dëllënja. Ne mbledhim kërminj. Më përpara kemi pasur babin. Babin e kemi pasur shumë punëtor. Nuk duam t’ja humbasim amanetin.