Flet Pëllumb Pipero: Ja çfarë do të ndodhë në mesin e muajit Maj
Deri më tani numri i të infektuarve me Koronavirus në vendin tonë ka shkuar 678, me 15 raste të reja në 24 orët e fundit. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero shprehet se nga data 15 Maj në Shqipëri mund të ketë vetëm raste sporadike. Ai bazohet te treguesit e kurbës së infeksionit nga Koronavirusi.
“Unë mendoj që indikator shumë i rëndësishëm i pandemisë së Koronavirusit në vendin tonë është graviteti i saj dhe graviteti matet me numrat e pacientëve të shtruar në spital, me ecurinë e sëmundjes, me numrin e pacientëve të shëruar.
Në opinionin tim do vazhdojë të ulet numri i rasteve dhe besoj që gjysma e Majit do na gjejë me raste sporadike”, thotë Pipero. / “tvklan.al”