Lajme Javore

Informohu i pari

Elvisi dhe Fatma i plotësojnë ëndrrën 14 vjeçarit nga Gramshi, i blejnë shtëpi të re: Do ketë pension 500 euro në muaj

Fjalët e Mariglenit prekën këdo që i dëgjoi, djali tha se e ndiqte emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe se e shikonte këtë emision si të vetmen shpresë. Pas rastit të publikuar në News 24, Elvis dhe Fatma Naçi, vizituan personalisht Mariglenin në Gramsh ku dhe i thanë se ajo që ka në zemër do i kthehet në realitet.

“Historia e Mariglenit na ka prekur të gjithëve shumë, ne kemi ardhur në Gramsh për ta takuar. Jo vetëm do ta takojmë, ne sot për Mariglenin kei nëj surprizë. Lëndimet e mëdha që ka marrë në jetë, me ndihmën e Zotit shpresojmë që t’ia lehtësojme sot”,-u shpreh Elvisi.

“Marigleni deri më sot ka qenë në vështirësi shumë të madhe, tashme ai duhet ta dijë që nuk është më vetëm. Na ka të gjithë ne bashkë”,-tha Fatma.

Tek pragu i banesës ku banojne me qira, Marigleni dhe gjyshja takojnë vizitorët nga Tirana.