‘Rama ngeli live’/ Gazetari: Është bërë mjek, polic, seksolog e së shpejti dhe autor i Himnit Kombëtar
Teksa shqiptarët janë duke kaluar ditë të vështira për shkak të koronavirusit, kryeminstri Edi Rama vazhdon dhe është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai vazhdon jep urdhëra live, kapet dhe replikon me shqiptarët, që i thonë se janë hall të madh këto ditë.
Kujtojmë këtu se gjatë ditës së sotme, dy raste të reja me koronavirus u regjistruan në fshatin Vele të Mirditës.
Si u bë e ditur, dy të infektuarit mund ta kenë marrë koronavirusin nga djali i tyre që punon në burgun 313 në Tiranë. Rama reagoi ashpër lidhur me këtë gjë.
Sipas asaj që tha Rama, punonjësi i burgut, nuk kishte pasur simptoma dhe kishte udhëtuar drejt Mirditës, duke vënë në rrezik jetën e prindërve të tij.
Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe gazetari Patrik Sadikaj. Gazetari ka shkruar me ironise Rama është bërë mjek, komitet teknik, polic, ushtar, romancier, sek solog, Skenderbe, baba i Kombit, poet, imam, profet, prift, lider botëror, Mesia i Italisë, Pipero dhe madje se shpejti dhe autor i Himnit Kombëtar.
Më tej Patrik Sadikaj është shprehur se duhen bërë testimi dhe se gardiani që punonte në burgun 313 duhet të ishte testuar.
Ky i fundit ka shkruar:
Mos ndoshta ky djali duhet të ishte testuar meqë punonte në një vatër virusi si burgu 313, apo ç’e deshe Edo?! Po të pyes ty meqë je bërë mjek, komitet teknik, polic, ushtar, romancier, s*ksolog, Skenderbe, baba i Kombit, poet, imam, profet, prift, lider botëror, Mesia i Italisë, Pipero dhe madje se shpejti dhe autor i Himnit Kombëtar. Ndaj duhen testimet o Edo. Dakord ai ka bërë gabim, por ama fajtorë janë të gjithë këta Edat që përmenda më lartë, që ai ka bërë gabim.