Lajme Javore

Informohu i pari

‘Berberët kur do hapen, ti ku qethesh?’, Përgjigjet Rama

Kryeministri Rama deklaroi se nga java e ardhshme do të nis relaksimi i masave në disa zona të vendit, si në Gjirokastër, Himarë, Sarandë, Librazh, Pogradec, Divjakë, Përrenjas e Konispol. Kryeministri bëri thirrje që masat të vazhdohet të zbatohen për të evituar rritjen e numrit të të infektuarve. Gjatë komunikimit live, Rama iu përgjigj edhe pyetjeve të disa qytetarëve.

Një prej tyre e pyeste kryeministrin se kur do hapen berberët dhe se ai vetë ku qethet.

“Berberët kur do të hapen, ti ku qethesh?”, ishte pyetja e qytetarit.

Kryeministri qeshi dhe u përgjigj: “Ma bëjnë shumë këtë pyetje. Nuk po ju them sesi qethem dhe ku qethem se pastaj do filloni të bëni nga ato historitë, jo bunkeri, jo Surreli, jo kjo, jo ajo”.