Lajme Javore

Informohu i pari

Shqiptari vë ‘me shpatulla pas muri’ Ramën: Dua ta di si mund ta kaloje ti me dy paga minimale?

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shqiptarët kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Ndërsa kyreministri Edi Rama vazhdon dhe është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai vazhdon jep urdhëra live, kapet dhe replikon me shqiptarët, që i thonë se janë hall të madh këto ditë.

Një shqiptar e ka zënë ngushtë kryeministrin, Edi Rama pasi e ka pyetur se si do ia bënte ai me dy paga mininale. Komenti i plotë:

26 mijë lekëshi nuk më ka dalë as për bebelina për fëmijët. Dua ta di si mund ta kaloje ti me dy paga minimale? Sprovë do ishte për ty besoj.
Kurse kryeministari Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë në replikën, që i ka bërë shqiptarit, që nuk ka bërë asgjë më shumë se sa i ka treguar se është në hall.

Përgjigja e Ramës:

Pse sa fugonë me pampers bleve ti?! Ore zotëri, kjo është ndihmë për mbijetesë për luftë, nuk është rrogë që pa shkuar në punë të jetosh si jetoje! O Zot!