Lajme Javore

Informohu i pari

I shoqi i vd iq nga koronavirusi, rrëqeth gruaja: Kisha vetëm 15 minuta kohë për t’i dhënë lamtumirën e fundit

Pandemia Covid-19 ka mbërthyer botën prej disa javësh, duke shkaktuar afro 190 mijë v iktima dhe duke infektuar mbi 2 milion e 700 mijë njerëz në të gjithë globin.

Virusi potencialisht vde kjeprurës ka lënë pas shumë dhimbje e lot, pasi ka marrë qindra mijë je të në mënyrë të parakohshme.
I tillë është edhe rasti i mëposhtëm, ku një grua ka humbur bashkëshortin e saj nga koronavirusi, me të cilin kishte 15 vjet bashkë.

Gruas britanike iu dhanë vetëm 15 minuta kohë për t’i dhënë lamtumirën e fundit burrit të saj, i cili vd iq si si pasojë e Covid-19/

Jonna Parker, nga Romford, shkoi të vizitonte për herë të fundit burrin e saj që ndodhej i shtruar në spitalin Queen-s në lindje të Kondrës, pasi mjekët i thanë që babai i katër fëmijëve kishte vetëm pak orë jetë.

Ajo e përshkroi momentin zemërthyes si “diçka përtej një filmi”. Asaj iu dhanë një palë doreza, veshje mbrojtëse dhe një maskë për fytyrën ndërsa u ul brenda në repartin e kujdesit intensiv për të parë për herë të fundit burrin e saj të shtrirë në krevat.

Burri i saj vd iq disa orë pasi ajo e takoi për herë të fundit.
Më 15 prill, u krijua një llogari në gofundme, e organizuar nga vajza e të ndjerit, Taylor Parker, në mënyrë që familja t’i jepte z.Parker lamtumirën që ai meriton.

Në mesazhin prekës të shkruar nga Taylor në emër të nënë së saj shkruhet:
Në orën 4 të mëngjesit të datës 12 prill, bota ime u nda nga bashkëshorti im trim Keith Parker, i cili ra në gjumin e përjetshëm për shkak të koronavirusit. Më duhet të them se ishte një nga ditët më të vështira të jetës, dhe me këtë virus të tmerrshëm, im shoq duhej të vd iste vetëm me asnjë prej nesh rreth tij, duke vuajtur ngadalë vetëm dhe duke luftuar për të kapur çdo frymë të fundit që ai kishte. Duhej të isha e maskuar, vetëm sa mund t’i mbaja dorën, nuk mund ta prekja fytyrën ose t’ja puthja për herë të fundit. Më duhet të ulesha atje duke e parë të luftonte për të marrë frymë. Për një çast, u dorëzova. S’mund të bëja asgjë teksa e shihja atë. Ishte momenti më i trishtë kur të shihja atë duke më parë teksa largohesha, duke e ditur që kjo ishte hera e fundit që do të shiheshim bashkë.
Disa javë para izolomit, vajza 15-vjeçare e të ndjerit, Ellen-Betty Parker u dërgua në shtëpi nga shkolla, pasi u sëmur me ethe dhe kollë.

Më pas, gruaja e tij, Joanna, vajza Taylor dhe vajza tjetër 11 muajshe filluan të shfaqnin simptoma të lehta të virusit.

Familja menjëherë u karantinua dhe ndoqi me përpikmëri masat kufizuese në përpjekje për të mbrojtur kryefamiljarin, i cili kishte vetëm një mushkëri dhe vuante nga astma dhe diabeti.

Taylor tha:
Ne e dinim se babi ishte i rrezikuar, kështu që nuk kemi dalë askund, vetëm në dyqane dhe për të marrë ilaçe. Ai vuante nga disa sëmundje, si astma kronike dhe diabeti. Ai u sëmur në 6 prill dhe ne thirrëm një autoambulancë pasi e dinim se ai ishte me rrezik të lartë.
Ajo foli edhe për momentin kur vetëm nënës së saj i lejohej ta shihte për herë të fundit kryefamiljarin.

Taylor shtoi:
Ishte vetëm mamaja ime që mund të kalojë 15 minuta me të për të thënë lamtumirë. Ishte diçka shumë tronditëse për ne. Ata thanë që ne duhej të arrinim këtu dhe të zbresim. Ata thanë se babai mund të jetonte nga 3 deri në 24 orë. Nëna ime hyri brenda dhe tha që ishte gjëja më e tmerrshme që kishte parë ndonjëherë. Ajo nuk mundi dot ta përqafonte ose ta puthte për herë të fundit babin.