I infektuar me Covid-19, 29-vjeçari tenton të hidhet nga tarraca e spitalit
Dy efektivë policie të Mexico City kanë marrë respektin e të gjithëve, pasi ndaluan një pacient 29-vjeçar të infektuar me koronavirus të hidhej nga tarraca e spitalit.
Oficerët e policisë u njoftuan të vepronin nga stafi në Spitalin e Përgjithshëm Enrique Cabrera të mërkurën.
Pacienti ishte shtruar në spital pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, i cili ndikoi negativisht edhe në gjendjen emocionale të të riut.
Ai braktisi dhomën e tij dhe u ngjit në shkallët e urgjencës përpara se ta vinte në tarracë. Pasi mbërritën policët, ata folën me të për gati 15 minuta në përpjekje për të bindur të mos hidhej nga lartësia.
Megjithë rreziqet që paraqiti pacienti i infektuar, policët u ngjitën në çatinë e spitalit dhe arritën ta shpëtonin pacientin në gjendje të rënduar psikologjike.
Ai u dërgua përsëri në dhomën e tij të spitalit dhe në mënyrë tr agjike hu mbi je tën disa orë më vonë për shkak të komplikimeve nga sëm undja.