Spanja shënon ditën më të mirë që prej gjendjes së alarmit, ulet numri i vik timave nga Covid-19
Spanja ka regjistruar në 24 orët e fundit 367 vde kje nga koronavirusi, duke shënuar numrin më të vogël të vi ktimave që prej shpalljes së gjendjes së alarmit. Prej disa ditësh shteti iberik ndodhet në “sheshpushimin” e kurbës së virusit që po gjunjëzon botën, pasi diferenca e vik timave ditore por edhe e rasteve është e ulët.
Numri total i vik timave ka shkuar në 22,524 , ndërsa numri i të infektuarëve mbi 219 mijë. Ndërkohë rreth 92 mijë pacientë janë shëruar.
Madridi dhe Katalonja vazhdojnë të jenë dy zonat më të prekura.
Kujtojmë se disa ditë më parë qeveria spanjolle ka shtyrë gjendjen e emergjencës, pasi situata është e vështirë. Kufijtë janë mbylur dhe masat janë drastike. Ndërkohë kryeministri njoftoi se nga data 27 prill do të ketë liridalje për fëmijët.
Rastet e konfirmuara në të gjithë botën kanë tejkaluar 2.7 milion, dhe më shumë se 191 mijë njerëz kanë vd ekur nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.