Nis agjerimi, Çiljeta mbulohet me shami, zgjohet në mes të natës duke falur namazin, ja mesazhi që jep
Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka bërë një urim të veçantë me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sot ajo është ngritur herët në mëngjes dhe siç shihet në foto është mbuluar me shami, dhe ka falur namazin, duke mirëpritur kështu ardhjen e muajit të shenjtë.
“Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë,mirësi nga ALLAHU. Agjerim të mbarë të gjithëve,Allah na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirsi,na i pastroftë zemrat tona e ja beftë rrisk tër botës anembanë t’ja u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë”, shkruan Xhilaga në profilin e saj në rrjete sociale krahas fotos me shami.