Lajme Javore

Informohu i pari

Infektohet me koronavirus mjeku i njohur në Tiranë, virusi prek dhe familjarët

Prej shpërthimit të pandemisë në Shqipëri, bluzat e bardha kanë qenë ndër më të rrezikuarit për shkak të kontaktit të drejpërdrejtë që kanë vazhdimisht me të infektuarit.

Nuk janë të pakëta rastet e mjekëve dhe infermierëve që kanë kontraktuar virusin në vendin tonë.

Burime nga Abcnews.al bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme është konstatuar me koronavirus edhe një mjek i njohur në Dispancerisë Qendrore në Tiranë.

Mësohet se përpos tij është infektuar edhe bashkëshortja.

Virusi ka hyrë edhe në shtëpinë e vëllait të mjekut, ku janë testuar pozitivë kunata dhe vajza e tij, ndërkohë që ai ka dalë negativ në testin e parë.

Pozitive me koronavirus ka dalë gjithashtu edhe vajza e vëllait tjetër të mjekut të Dispancerisë.