“Djali infektoi dy prindërit me koronavirus…”, Rama: Do të ndëshkohet
Kryeministri Edi Rama ka treguar për rastin e infektimit me Covid-19 të çiftit të moshuar, të cilët dyshohen që të kenë marrë virusin nga djali i tyre.
Mësohet se bëhet fjalë për të moshuarit nga Mirdita, të infektuar nga i biri që punonte si gardian në burgun “313” në kryeqytet.
Në një postim në facebook, Rama thotë se ky është rasti më i keq kur djali me koronavirus, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar duke i infektuar dhe rrezikuar jetën e tyre.
Ai shprehet se djali i tyre do të ndëshkohet. Nuk dihet nësë testimi i djalit është bërë në kohë, që në momentin e infektimit të kontaktit të tij.
Postimi i plotë: Një lajm i keq nga testimet e djeshme, që duhet të vlejë si mësim për të gjithë.
Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bo mbat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!
Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?!
A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë lu ftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht ar miku vr astar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!
Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: Mos! Mos! Mos!
Stop me hilet e me karagjozllëqet, sepse mund të bëheni mosozot, vr asës të njerëzve tuaj më të shtrenjtë.