Lajme Javore

Informohu i pari

Gjermania, shteti i parë në botë me numrin e të shëruarve/ shuma e të shëruarve do ju befasoj

Deri më tani është bërë testimi i 2,072,669 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Gjermani është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.

Informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur rreth 5 mijë vd ekje të konfirmuara, ndërsa 103.300 njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, tani mbi 103 mijë persona janë shëruar plotësisht, shkruajnë mediat gjermane.

Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, duke ngritur numrin zyrtarisht në mbi 103.300 të shëruar.

Ndërkohë të gjithë të prekurit me koronavirus janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore gjermane.

Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes jo të madhe së të prekurve nga koronavirusi në Gjermani, ka rritje rekorde edhe të të shëruarve.