Ekspertët analizojnë sa do të ishte jetëgjatësia e viktimave, nëse nuk do ishin infektuar nga Covid-19
Vi ktimat e shkaktuara nga Covid-19, mund të jetonin edhe të paktën 13 vite më tepër nëse nuk do ishin infektuar.
Studimi i ri ka filluar të analizojë vd ekjet e shkaktuara nga pandemia, duke i krahasuar me probabilitetin e vd ekjes për kushte natyrale.Informacioni u mor nga Italia, një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi.
Ky informacion u krahasua me tabelat e jetëgjatësisë së Organizatës Botërore të Shëndetit, një bazë të dhënash të madhe të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar dhe të dhëna të tjera të përgjithshme për të vlerësuar se sa kohë njerëzit mund të jetonin nëse nuk do të ishin infektuar. Ekipi hulumtues i Universitetit të Glasgoë zbuloi se vi ktimat mund të jetonin edhe 13 vite të tjera.
Në raportin e hartuar, shkruhet:
Në mesin e pacientëve që vde sin nga Covid-19, duket se ka një barrë të konsiderueshme për sa i përket viteve të jetës së hum bur, në përpjesëtim me sëmundje të tilla si sëmundje koronare të zemrës ose pneumonia.
Duhen të dhëna të sakta të vik timave, për të bërë një analizë të mëtejshme dhe reale. Shumica e vik timave janë të moshuar, me probleme të shtuara shëndetësore. Por, ndikimi i sëmundjeve shoqëruese në vd ekjen e tyre është mbivlerësuar. Në realitet, ata mund të bashkëjetonin me këto sëmundje deri në 13 vjet më tepër. Në mesin e njerëzve që vde sin nga Covid-19, numri i viteve të jetës së humbur për person paraqitet i ngjashëm me sëmundje të tilla si sëmundja koronare e zemrës.Ky raport, është bërë për t’u siguruar që qeveritë apo publiku të mos nënvlerësojnë efektet e Covid-19 dhe të mos e asociojnë vde kjen e pacientëve me sëmundjet shoqëruese.