Lajme Javore

Informohu i pari

Pas 25 ditësh në intubim, 58 vjeçari mund të marrë për herë të parë frymë në mënyrë natyrale

Babai i dy fëmijëve, ka përlotur të gjithë teksa po përpiqet t’i rikthehet jetës pas luftës me Covid-19. Mal Martin, ka kaluar plot 25 ditë në terapi intensive, i intubuar, pasi nuk merrte dot frymë. 58 vjeçari tashmë është duke u rekuperuar, edhe pse është mjaft e vështirë në gjendjen e tij. Mjekët janë detyruar të bëjnë një trakeotomi (hapja e një vrime në trake,qafë, për të marrë frymë), pas 25 ditëve në gjendje të rëndë për shkak të koronavirus.

Mamaja e tij, është shprehur:
Mal ka pasur trakeotominë sot. Momentalisht nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm, është ende tepër i dobët, por të paktën do të jetë më i qetë. Nuk mundet ende të marrë frymë plotësisht, por mjekët shpresojnë se kjo ndërhyrje do t’i japë kohën e nevojshme për tu rekuperuar.

Përpara një jave na thanë se ai nuk kishte asnjë shans për mbijetesë dhe vetë fakti që është ende mes nesh, na duket një mrekulli. Për herë të parë sot, Mal arriti të marrë frymë vetë, pa nevojën e ventilatorit. Është e tm errshme ta shohësh të vuajë, por jemi optimistë që ai do t’ia dalë mbanë.
Vajza e tij, ka shtuar:

Ishte e tme rrshme ta shihje babin në atë gjendje. Ai ishte i fryrë, mund të dalloje arteriet dhe venat e tij kudo. Do të jepja gjithçka për të dëgjuar sërish zërin e tij. Përpara se të futej në koma dhe të intubohej, ai komunikonte me ne nga spitali me video, por ditët në vazhdim ishin të padurueshme. Një moment, mjekët na telefonuan dhe na kërkuan në spital. Më dhanë një veshje mbrojtëse dhe më thanë që kisha vetëm 10 minuta kohë për t’i dhënë lamtumirën babit.

Por, si mundet të japësh lamtumirën me minuta të numëruara një personi aq të shtrenjtë? Askush nuk e mendonte që babi do të mbijetonte akoma dhe do të kryhej kjo procedurë. Na kanë njoftu që ky do të jetë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm rekuperimi për të, por duhet të tregohemi të fortë dhe të bëjmë çmos që të jetë sërish pranë familjes tonë.