“Sekreti që më shpëtoi nga koronavirusi”/ Kishte vetëm 50% mundësi për të mbijetuar, rrëfehet babai: S’pata nevojë për respirator
Një baba që mundi të fitonte be tejën me koronavirusin, teksa gjendej në kujdes intensiv ka rrëfyer se si disa ushtrime frymëmarrjeje e ndihmuan t’ia dilte mbanë pa patur nevojë për një respirator.
69-vjeçari Rob Thomas, i cili tashme gëzon nofkën “mbreti i frymëmarrjes” iu nënshtrua mjekimit në Spitalin Royal Gloucestershire. Ai doli i shëruar nga spitali, të dielën e javës që lamë pas, ku një video e tij që përqafon gruan e përlotur, Viv është bërë virale në internet.
Në një intervistë për “Good Morning Britain”, burri rrëfeu se motra e tij, një infermiere, i kishte sugjeruar të punonte me frymëmarrjen, fill pasi ishte diagnostikuar si mbartës i virusit.
“Këto fjalë i fiksova mirë. Teksa gjendesha në kujdes intensiv nuk u ndala asnjëherë së ushtruari. Ulesha dhe për minuta të tëra merrja frymë shumë thellë. Mjekët mendojnë se modeli i frymëmarrjes më shpëtoi nga respiratori dhe sëmundja.”
Rob i përshkroi momentet e tij në kujdesin intensiv si “shumë të izoluara”. Në atë kohë, mjekët i thanë familjes së tij se ai kishte vetëm 50% mundësi për të mbijetuar.