Lajme Javore

Informohu i pari

I ati në front të parë me Covid-19 në Itali, Kiara Tito flet e prekur

Pasditen e sotme moderatorja shumë e dashur për publikun, Kiara Tito ishte në një lidhje direkte për emisionin “Rudina”. Kiara jeton në Tiranë por familja e saj në Itali.

I ati i saj është në kontakt të parë me pacientët e infektuar pasi është teknik i respiratorëve. Moderatorja u shpreh se babai i saj është meraku më i madh në këto kohë.

“Emocionohem sa filloj të flas për tim atë, duke qenë se është meraku i më i madh gjatë kësaj kohe. Sigurisht që është në rrezik sepse është në kontakt të parë me të infektuarit, me të sëmurët.

Ai merret në fakt me pjesën e respiratorëve, është teknik i respiratorëve. Dhe çdo ditë kur shkon në shtëpi, shkon me një mërzitje, me një stres, me një frikë të madhe pasi dihet si është situata atje.

Thonë që në këto momente ka rënë pjesa e të infektuarve, por gjithsesi mbetet vërtet ende shumë e rrezikshme dhe jam shumë në merak për tim atë, që është në kontakt me të infektuarit. Ndodhet në zonën e veriut, është edhe zona më e prekur, më e rrezikuar”, ka treguar Kiara.