Lajme Javore

Informohu i pari

Mot me diell në Angli, qytetarët thyejnë rregullat dhe dalin për të marrë rreze

Moti sot në Angli pësoi një rritje të ndjeshmëe dhe termometri ka shënuar 23 gradë C, një nga ditët më të nxehta të vitit. Kjo gjë nuk iu ka shpëtuar britanikëve, të cilët injoruan rregullat e karantinimit dhe dolën në parqe për të shijuar rrezet e diellit.

Megjithë kërkesat e qeverisë dhe paralajmërimet e gjobave të forta nga policia për shkeljen e rregullave të bllokimit, plazhet ishin mbushur lart e poshtë vendit, me njerëz që merrnin rreze dhe shijonin temperaturat e larta.

E gjitha kjo ndodhi pavarësisht rritjes së numrit të vde kjeve nga pandemia, me 616 vik tima të tjera të njoftuara sot në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vik timave deri në 18.783.

Në konferencën e përditshme të Downing Street, sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha:

Ne duhet të ruajmë vendosmërinë dhe të ndjekim rregullat e distancës sociale. Ata janë duke punuar, duke mbrojtur NHS dhe duke shpëtuar je të dhe është ende heret për heqjen e masave pasi do rrezikonim ta çonim dëm të gjithë punën e bërë deri më tani.

Në udhëzimet e lëshuara në fillim të këtij muaji, policia shtoi se dalja për një periudhë të zgjatur është gjithashtu e ndaluar, siç është edhe një shëtitje e shkurtër në një park park, ku qytetarët rrinë ulur për një periudhë shumë më të gjatë.

Njerëzit të cilët janë kapur duke thyer rregullat e bllokimit mund të përfundojnë me një gjobë prej 60 £ dhe120 £ për një shkelje të dytë.

Sot, Nicola Sturgeon paraqiti një plan për të lehtësuar kufizimet e bllokimit në Skoci, duke sugjeruar që vendi mund të shkonte vetëm nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Ministri i Parë Skocez publikoi sot një projektligj, ku përshkruante se si gjendja aktuale e bllokimit mund të ngrihet në veri të kufirit pasi ai tha se duhej të kishte një “ekuilibër më të mirë” midis luftimit të sëmundjes dhe mbrojtjes së ekonomisë.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania