Lajme Javore

Informohu i pari

“Do lejoj lëvizjen e makinës por burri para, gruaja skiç”, deputeti: Po në gjumë ca bëjnë këta?

Që prej të hënës qeveria publikoi rregulla të reja për lëvizjen e qytetarëve në këtë periudhë izolimi.

Për lëvizjen e makinave, u tha se në automjet duhet të jenë vetëm dy persona, të ulur larg njëri tjetrit, shoferi dhe pasagjeri në sendiljen mbrapa, anash.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti Myslim Murrizi.

Deputeti tha se kjo masë është e pakuptimtë, pasi një çift bashkëshortësh, që rrinë dhe flenë bashkë, nuk kanë pse të ulen kështu.

Teksa në fjalën e tij në Kuvend akuzoi qeverisë se miratoi në mënyrë të kundraligjshme Kodin Penal dhe se merr urdhra nga Presidenti Ilir Meta, Murrizi tha se Rama i miratoi kot ndryshimet në Kodin Penal.

Fjala e tij në Parlament:

Dëgjova me vëmendje zonjën Spiropalin. Nuk e di a jeni konsultuar me kapon për këtë afatin, me atë të gjirit të Lalzit. Nga gjithë kjo pandemi ajo që më kënaq shumë është rikthimi pas një divorci formal ashtu sikurse familjet shqiptare në 81’ kur u mblodhën lopët deri në 90’ ndaheshin formalisht për të marrë 1 kg më shumë vaj. Kështu sic bëtë edhe ju tani. Kodi penal është miratuar në mënyrë të kundraligjshme. Besoj kur ti kërkoj derjtorisë së seancave videot, kamerat për ti bërë padi në gjykatën Kushtetuese atij Kodit të ndryshuar në mënyrë të kundraligjshme në shkelje flagrante me 3 nenet e rregullores, mbase do shoh që ka votuar edhe gardiani. Por pse miratojmë aktet noramtive kot, kur sulltani i Surrelit i anuloi të premten.

Të gjthë cfarë kaluam ne këtu, gjobat, bllokim makinash, sekuestrim makinash. I madhërishmi doli të premten dhe tha; “lere mo se bëra shaka, dhe i falim ne se ata nuk dinë”. Ky është santa klausi ky, anullon të gjitha. Të parët duhet të pyesni shefin e këtij të madhit, kapon, që a është dakord me 23-in. Cfarë kam vënë re këto ditë në tollovinë e porpagandës së ERTV. Hapen hotelet thotë?!, ku shqiptarët janë të mbyllur, kush do të flejë atje? Për çfarë e bëni? Do ju lejoj lëvizjen e makinës thotë burrat para, gratë skiç prapa, por a i thoni ju që ata flejnë në një krevat bashkë? Ka edhe nga ata që nuk flejnë në fakt. Po në gjumë ca bëjnë këta?