Lajme Javore

Informohu i pari

Vdes 53-vjeçari, shkon në 19 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Ka shkuar në 19 numri i vi ktimave nga koronavirusi në Kosovë. Mësohet se së fundmi ka ndë rruar je të një 53-vjeçar nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infektive në vend.
Pacienti ka pasur ndërlikime shëndetësore të shkaktuara nga Covid -19. Kjo është vd ekja e katrëmbëdhjetë nga koronavirusi në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Njoftimi i klinikës:

Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vd ekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive.