Panik në spitalin e Elbasanit, pacientja me koronavirus u vizitua për probleme me zemrën
Mësohet se gruaja e cila rezultoi pozitive me Covid-19 një ditë më parë në Elbasan së bashku me bashkëshortin e saj shofer autobuzi që transportonte punonjësit e një fasonerie në periferi të qytetit ka marrë shërbim mjekësor në spitalin e qytetit para tre ditësh.
Pacientja është paraqitur me temperaturë, këputje dhe probleme me zemrën, nga e cila vuante më herët.
Informacionet nga spitali bëjnë me dije se stafi mjekësor pavarësisht se ka qënë i pajisur me maska dhe veshje përsëri është alarmuar pasi nuk kanë siguri në efektivitetin e veshjeve.
Gruaja 62-vjeçare është vizituar nga zemra, pasi me herët kishte probleme kardiovaskulare.
Dje ajo është nisur me urgjencë drejt kryeqytetit për shkak të problemeve me frymëmarrjen pod he shqetësimeve të tjera shëndetëosre. Bashkëshorti vijon të jetë i izoluar në banesen e tij. Ndërsa testimit do i nënshtrohen edhe punonjësit e fasonerisë.