Merkel: Shtetet i kanë lehtësuar masat shumë shpejt! Jemi në fillim të pandemisë, jo në fund
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se disa shtete kanë shkuar shumë larg në lehtësimin e masave të koronavirusit dhe paralajmëroi se vendi është ende në fillimin e shpërthimit të tij, jo në fund.
Duke folur në parlament të enjten, ajo u tha ministrave se “ne nuk mund të kthehemi në jetë ashtu siç ishte para koronavirusit” dhe paralajmëroi se vendi do të duhet të jetojë me virusin për një kohë të gjatë.
Ne do jemi për një kohë të gjatë kështu. Ne nuk duhet të humbasim energji para se të arrijmë në fund. Do të ishte një turp i tmerrshëm nëse shpresa jonë na ndëshkon.
Merkel foli ndërsa numri i vde kjeve të koronavirusit në Gjermani kaloi shifrën 5000 pasi vd iqën 215 njerëz më shumë, duke e çuar numrin e vde kjeve në total nga 4879 në 5094.
Infeksionet e reja gjithashtu u rritën me 2352, duke e çuar totalin e të infektuarve nga 145.964 në 148.046.