Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.2 në afërsi të Durrësit
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Durrësit.
Referuar të dhënave paraprake të publikuara nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter dhe me thellësi fokale 12 km.
Paraprakisht raportohet se epiqendra e lëkundjeve ka qenë në detin Adriatik, 18 km në veriperëndim të Detit Adriatik dhe 38 km në perëndim të Tiranës.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 00:08.
Kujtojmë këtu që prej disa ditësh në vendin tonë janë regjistruar disa lëkundje sizmike, kryesisht në zonën e Durrësit dhe Korçës, të cilat kanë qenë me fuqi të ulët dhe pjesa më e madhe e tyre thuajse nuk janë ndjerë fare nga qytetarët.