Lajme Javore

Informohu i pari

“Karantina, gabim fatal”, habit mjeku shqiptar: Pse nuk do të ketë kurrë vaksinë për koronavirusin

Mjeku Agim Zeqiri, tërheq vëmendjen se situata e koronavirusit po menaxhohet në mënyrën më të keqe të mundshme. Dr. Zeqiri, vlerëson se “nuk ka, as nuk do të ketë asnjëherë vaksinë, sepse struktura antigjenike e këtij virusi është shumë jostabile dhe ai (virusi) nga një koronë kalon në koronë tjetër, pra nuk lë imunitet, njësoj si virusi i flusë (ftohjes). Gjatë një viti mund të ftohesh disa herë, sepse virusi nuk lë imunitet pas vetes”.

Mjeku Zeqiri, prej shumë vitesh në profesion, në Gostivar, Maqedoni, del në përfundimin se në këto kushte, “sistemin imunitar duhet ta sistemojmë sa më mirë e këtë mund ta arrijmë me relaksim maksimal, përdorim të frutave dhe perimeve të freskëta, farërave, drithërave, etj., ecja në ajër të pastërt, ushtrime fizike dhe mandej pushim kohëgjatë”. Lidhur me izolimin ku jemi futur prej afro një muak e gjysmë, mjeku thotë se ky është një gabim trashanik dhe deri fatal: “Izolimi dhe karantina janë gabime fatale për popullatën për shumë arsye:

Së pari, eliminohet mundësia e imunizimit pasiv. Nëse na hiqet mundësia e kontaktit me virusin ne do të mbetemi të papërgatitur për kontaktin e mundshëm të radhës dhe atëherë tabloja klinike do të jetë shumë, shumë më e rëndë.
Së dyti: humbasim në gjendjen fizike, e në atë mënyrë përgjigjja jonë imunologjike do të zbehet mjaft. Pas intervenimeve më të rënda në zemër apo diku tjetër, hapi i parë që bëhet është tendenca që pacienti të ngritet sa më para nga shtrati.

Së treti: Hiqet mundësia e aktivizimit të vitaminës D, që ka rol jashtëzakonisht të madh në sistemin imunitar dhe mirëqenien qelizore, të kockave etj.
Së katërti: Kur rrijmë të mbyllur, depresionin e kemi aty! Shëndeti mendor rëndohet dhe kompromentohet. Paraqitet frika, stresohet i gjithë organizmi e në ata situata lirohet hormoni i stresit – kortizoli, i cili ka efekte shkatëruese në tru, zemër, veshka… por më me rëndësi është bllokimi i sistemit imunitar. Kur jemi të mërzitur dhe depresiv nuk tajohet hormoni i lumturisë – serotonina, i cili gjithashtu ka rol në sistemin imunitar, e stimulon atë”.