68-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas katër fertilizimeve artificiale
Një grua nigeriane solli në jetë binjakë, një djalë dhe një vajzë, në moshën 68-vjeçare.
Margaret Adenuka iu nënshtrua katër fertilizimeve artificiale para se të ngelte shtatzënë dhe të lindte binjakë.
Bashkëshorti i saj, Noah Adenuga, tha për CNN se ata u martuan në vitin 1974 dhe kanë dashur gjithmonë fëmijë.
“Unë jam ëndërrimtar dhe isha i bindur se kjo ëndërr e jona do bëhej realitet,” tha ai.
Fëmijët erdhën në jetë përmes një operacioni cezarian në javën e 37 të martën e kaluar, por lajmi u bë publik së fundi për t’i dhënë kohë nënës të merrte veten.Dr. Adeyemi Okuonoë, që u kujdes për nënën dhe fëmijët, tha: “Si grua në moshë dhe si shtatzëni e parë, ishte me rrezik. Për më tepër, që bëhej fjalë për binjakë. Por ia dolëm mbanë.”
Vitin e kaluar, një indiane 73-vjeçare solli në jetë vajza binjake të ngjizura përmes fertilizimit artificial. Thuhet se ajo është nëna më e madhe në moshë.
Okunoëo tha se edhe pse gratë në moshë mund të ngelin shtatzënë, mjekët duhet t’u shpjegojnë rreziqet e këtij veprimi.