Lajme Javore

Informohu i pari

Shuhet koronavirusi në këto qytete shqiptare, të gjithë të prekurit shërohen

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 25 raste të reja me koronavirus në vendin tonë dhe numri total ka shkuar në 634.

Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se në disa qytete të cilat kanë regjistruar raste me koronavirus janë drejt shuarjes së vatrave të infeksionit.

“Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar”, tha Rakacolli.

Ndërkohë vazhdon gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive. 3 raste në Tiranë, 2 në Elbasan, 1 rast në Shkodër dhe 1 në Kurbin.