Lajme Javore

Informohu i pari

U konfirmua me koronavirus, shoferi i fasonerisë në Elbasan transportoi 200 punonjëse në ditë

Pak orë më parë u raportua një vatër e re infeksioni në qytetin e Elbasanit, ku një shofer që transportonte punonjëset në një fasoneri dhe bashkëshortja e tij, u konfirmuan pozitivë me koroanvirus.

I infektuari është një 62-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 60-vjeçare.
Sipas asaj që raporton Abc News, shoferi i infektuar punonte me dy turne. Në dy javët e fundit, ai ka transportuar çdo ditë drejt fabrikës rreth 200 punonjës.

Ditën e sotme, autoritetet shëndetësore kanë marrë 13 tampone, të cilët kishin pasur kontakte me shoferin.
Infektimi i 60-vjeçarit shton dyshime se ka të prekur të tjerë me koronavirus në këtë kompani, ndonëse nuk ka ende konfirmim zyrtar.

Gjithahstu, mësohet se është kryer dezinfektimi i banesës së çiftit, që ndodhet në lagjen “5 Maji” të qytetit.
Raportohet se bashkëshortja është dërguar në spitalin Infektiv, ndërsa 60-vjeçari është vetëkarantinuar në banesë.