Lajme Javore

Informohu i pari

A ka pasur të prekur me koronavirus në muajin Janar në vendin tonë ? Mjeku i njohur Tritan Kalo lë pa fjalë me deklaratën

Mjeku, Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të pandemisë për Koronavirusin nuk e përjashton mundësinë që virusi të ketë qarkulluar në vendin tonë që prej muajit janar, marrë shkas edhe nga numri i lartë i qytetarëve që kanë pasur shenja klinike të ngjashme me ato të Covid 19.

Testi serologjik që do të nisë nga e hëna me stafet mjekësore te Inf. ektivi dhe Shefqet Ndroqi, do të hedhin dritë edhe në këtë drejtim.

“Te ne mundet të ketë ardhur, gjithmonë janari dhe shkurti shoqërohet me një kulm të grupit ose infe. ksioneve grip ngjasuese. Koronavirusi nuk ka asnjë element klinik përveç disa imazheve radiologjike më specifike se inf. eksionet e tjera që nuk janë dhe ato të gjitha të lidhura me Covid 19.
Studimi që do të bëhet dhe që nis të hënën na orienton dhe në këtë drejtim. Nëse i kemi të gjithë të testuar mundet që imuniteti IgG të jetë zhvilluar para datës 8 mars kur është izoluar rasti i parë”, -shprehet Kalo.

Mjeku i njohur sqaron se se çfarë janë analizat serologjike per te cilat po e aplikojne dhe shume shtete te tjera te Europes. “Individët që trajtohen pozitiv për Covid 19 dhe popullata jashtë këtij grupi zhvillojnë atë që quajnë imunitet. Testet serologjike synojnë për të përcaktuar tre shkallë të imunitetit në popullatë.

Nëse nuk gjenden antitrupëza në organizëm do të thotë se ky organizëm nuk ka qenë fare në kontakt me virusin dhe në çdo kohë mund të bëhet pre e një infek. sioni të tillë.

Së dyti në organizëm pas ditës së 7 të kontaktit me virusin zhvillohen antikorpet IgM dhe pas ditës së 14 dhe 20 shfaqen antitrupëza që shfaqin imunitet më të qëndrueshëm”, thekson ai