Lajme Javore

Informohu i pari

Një bashkëshort si ‘Osmani’, ja çfarë thotë gruaja e tij për të

Aktori turk Burak Ozçivit jo vetëm është shumë simpatik, shumë i suksesshëm në karrierën e tij, por ai qenka edhe një burrë për shtëpi.Këtë e ka treguar bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen. Ajo ka publikuar në mbrëmje një foto ku tregonte se aktori po piqte në zgarë disa ëmbëlsira marshmalloë, në oborrin e shtëpisë së tyre.

“Ajo është kaq shumë me fat”-shkruan Fahriye krah kësaj fotoje, që mori vëmendjen e të gjithëve.
Gjithashtu aktori është shumë i përkushtuar edhe ndaj djalit të tyre, Karanit i cili erdhi në jetë në prill të vitit të kaluar.

Aktualisht Burak Ozzcivit i ka ndaluar xhirimet e serialit “Osmani”, pas shpë rthimit të pandemisë së koronavirusit. Ai po i kalon ditët në shtëpi me bashkëshorten dhe djalin duke shfrytëzuar kështu këtë periudhë e cila i kishte munguar për shkak të xhirimeve me orë të tëra.