Lajme Javore

Informohu i pari

Paralajmëron Lulzim Basha: Opozita do të fillojë protestat, duke respektuar distancimin social

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se opozita mund të fillojë protestat, si në disa vende të Europës ku është respektuar distancimi social.

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm me ABC News, ai e kanë lënë të hapur mundësinë e protestave.
Sipas Bashës, opozita ka organizuar në këto 30 vite protestat më të mëdha ndonjëherë në Shqipëri.
Megjithatë, kryedemokrati nuk e konfirmoi plotësisht, duke u shprehur se planin e publikon PD.

‘Absolutisht mund të organizohen protesta si në Poloni me distancim social. Shqiptarët e kanë kuptuar që çfarë po bën qeveria, si në një nga shkollat kur i hoqi licensën pasi e akuzoi për panik. Pas një javë doli dhe foli për arkivole.

Njerëzit as nuk i nxjerr dhe as nuk i fut opozita. Sigurisht që opoizta ka thërritur në këto 30 vite protestat më të mëdha, por planin e publikon vetë Partia Demokratike’, tha Basha.