Kylie Jenner në gjendje karantine, fotot e miliarderes tmerrojnë fansat
Karantina duket se ka patur efekt tek kushdo, madje dhe personazhet publikë që i shikojmë përherë në formën e tyre më të mirë.
Kylie Jenner është një prej tyre, e cila ka vendosur që përgjatë kësaj periudhe, të mos i kushtojë më aq vëmendje pamjes së saj të jashtme. Por, fotoja e fundit e yllit të Keeping Up ëith the Kardashians, është kthyer virale.
Këtë herë, jo për shkak të “bukurisë marramendëse”. 22 vjeçarja është fotografuar nga paparacët, teksa ka dalë për të bërë disa blerje. Ajo është shfaqur pa grim dhe me veshje sportive. Fotoja që po qarkullon tashmë në rrjet, ka bërë që të gjithë fansat të shpërthejnë në komente kryesisht negative.
Kylie Jenner thuajse nuk njihet dhe diferenca me fotot e postuara nga vetë ajo në rrjete sociale, është tejet e madhe. Familja më e famshme e realityt, tashmë po qëndrojnë të izoluar dhe po shmangin çdo dalje të panevojshme. Deri tani, Kylie është e vetmja që është fotografuar në një ambjent jashtë nga paparacët.
Thuajse në të gjitha mediat komentohet sesa ndryshe duket 22 vjeçarja. Fansat tashmë jo vetëm që e kanë kritikuar, por thonë se nuk e njohin më personazhin e tyre të preferuar, pasi mënyra sesi e shfaq ajo veten në media është krejt tjetër nga çfarë rezulton në realitet.
Diçka tjetër që ka shqetësuar fansat, është fakti se Kylie po lëvizte gjatë gjithë kohës zbathur, duke e konsideruar këtë si një veprim aspak higjenik.