Oligarkët e shesin naftën në Shqipëri me mbi 150 lekë, bota po paguan t’ua blejnë
Përveç numrit të lartë të vik timave, ku deri së fundmi janë raportuar mbi 175 mijë të vd ekur, pandemia Covid-19 ka shkaktuar kolaps financiar në ekonominë botërore. Një ditë më parë mediat botërore raportuan se në SHBA, për herë të parë që nga viti 1983, çmimi i naftës për fuçi jo vetëm që ka prekur zeron, por ka shkuar në minus, duke shënuar një rekord historik. Kjo gjë ka detyruar prodhuesit e naftës që të paguajnë blerësit për të hequr fuçitë nga duart e tyre.
Kjo situatë ka ndodhur për shkak të rënies drastike të kërkesës për naftë, e shkaktuar nga pandemia Covid-19, pasi në shumicën e shteteve të botës transporti publik është pezulluar ose reduktuar në shkallë të lartë.
Ndërkohë që SHBA nuk është i vetmi shtet që është prekur nga ulja rekord e çmimit të naftës. E njëjta situatë është regjistruar edhe në Europë, ku në shumicën e shteteve të kontinetit çmimi i naftës ka shënuar rënie drastike.
Siç shihet dhe në të dhënat e publikuar në sajtin Autotraveler, për muajin prill 2020, bie në sy çmimi rekord që ka çmimi i naftës në Shqipëri, i cili nuk ka pësuar rënie, pavarësisht se nevoja për naftë përgjatë këtyre ditëve ka rënë në mënyrë drastike.
Mirëpo, nuk është ky thelbi, pasi Shqipëria konsiderohet ndër vendet me të ardhura më të ulëta për frymë në Europë.
Sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare mujore në Shqipëri përllogaritet në 393 Euro, megjithëse kjo shifër vlen për t’u diskutuar, pasi duket se nuk përputhet me realitetin.
Megjithatë, siç shihet dhe në foton e mëposhtme, pagat mesatare mujore të vendeve të tjera të Europës, janë disa herë më të larta se ato në Shqipëri.
Nga 45 shtete europiane, Shqipëria renditet si vendi i 4-të me çmimin më të lartë të naftës në kontinent. Sipas të dhënave zyrtare, vendet që e kanë çmimin e naftës më të lartë se Shqipëria janë Italia, Zvicra dhe Norvegjia.
Çmimi mesatar i naftës në Shqipëri përllogaritet në 1.34 euro. Të njëjtin çmim ka edhe një vend si Holanda, me të cilin nuk mund të krahasohemi kurrë në asnjë aspekt për fat të keq.
A është ky një motiv për të protestuar? Pa dyshim që po. Vetëm nëse e konsiderojmë veten si shteti i katërt me “mirëqenie” më të lartë në Europë, gjë e cila i mbetet ëndrrave dhe imagjinatës edhe për shumë vite të tjera për vendin tonë.
Vende si Franca, Gjermania, Finlanda e Belgjika e kanë çmimin e naftës më të ulët se Shqipëria.
A mund të cilësohet kjo si vjedhja e rradhës që po u bëhet shqiptarëve në kohë karantine? Përgjigja e kësaj pyetjeje është në gjykimin e gjithësecilit prej jush, por faktet dhe të dhënat dëshmojnë një “PO” të madhe.