Lajme Javore

Informohu i pari

Koronavirus/ Gjermania anulon festivalin vjetor të birrës për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore

Zyrtarët bavarezë kanë anuluar Oktoberfest për shkak të pandemisë koronavirus.Festivali vjetor i birrës, i cili zhvillohet në fund të shtatorit deri në tetor prej më shumë se 200 vitesh, nuk është anuluar që prej Lu ftës së Dytë Botërore. Markus Soder tha se zhvillimi i kësaj ngjarjeje vjetore, do të rrezikonte shëndetin publik.

Markus Soder u shpreh:

Të jetosh me koronavirus do të thotë vetëm të jetosh me kujdes. Për sa kohë që nuk ka vaksinë, ne duhet të jemi shumë të përgjegjshëm për çdo hap që ndërmarrim. Rreziku është mjaft i lartë, ndaj nuk mund të bëjmë dot kompromise. Ky nuk është një vit normal, si gjithë të tjerët. Ky është një moment i vështirë jo vetëm emocional, por edhe ekonomikisht. Shpresojmë që vitin e ardhshëm, të organizojmë një festë madhështore për të rekuperuar edhe festën e munguar të këtij viti.